Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenti Meta bën homazhe për Komandantin e UÇK-së Adem Jashari: Këta djem të Kombit i treguan botës se çfarë çmimi ka liria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec03336fdcd5eca7fc862ec0f07bbab1

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Përmes një shënimi në “facebook” Meta shpreh mirënjohjet e thella për sakrificën e madhe të Ademit dhe gjithë familjes Jashari në luftën e Kosovës për liri.

Kreu i Shtetit shqiptar deklaron se në themelet e Kosovës qendron gjaku i bijve dhe bijave që i treguan botës se çfarë çmimi ka liria.

Shënimi i Ilir Metës

Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët. Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë!

157898519_3819459734766938_2744901643782301497_o.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img