Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenti Meta akordon dekoratën “Nderi i Kombit” për Gjeneral Ndriçim Sallakun, u nda nga jeta 2 ditë më parë pë shkak të COVID-it

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b8f494a6fd5fb3f19a42dd5ac0aaafb8

Presidenti Ilir Meta ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakun, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë për shkak të COVID.

“Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndriçim Sallaku ishte i shtruar në spitalin ushtarak GATA në Ankara, por nuk ia doli të fitojë betejën më të rëndësishem të jetës së tij. Ditën e nesërme do të bëhen në Tiranë homazhet zyrtare për Gjeneral Sallakun, i cili mes shumë detyrave të rëndësishme, ka shërbyer edhe si atashe i Shqipërisë në Ankara.

163237592_1543488909316458_2880541394712839327_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img