Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Mattarella viziton Tiranën, pritet nga Begaj, do takojë dhe zyrtarë të lartë të shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Mattarella viziton Tiranën, pritet nga Begaj, do takojë dhe

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të vizitojë Tiranën në javën e parë të shtatorit. Lajm konfirmohet nga Presidenca shqiptare, e cila bën me dije se Mattarella do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Kreu i Presidencës italiane do të qëndrojë dy ditë në kryeqytetin e vendit, më 7 dhe 8 shtator, dhe do të takohet me homologun Bajram Begaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

"Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar", thuhet në njoftimin e ndarë nga Presidenca më 30 gusht. Kjo është vizita e parë që Begaj pret një homolog të vendeve mike të Shqipërisë, si President i vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu