Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidenti malazez: Kam tridhjetë vjet në politikë, do ishte më mirë të dalë një kandidat i ri

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti malazez: Kam tridhjetë vjet në politikë, do ishte

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ka marrë pjesë në Konferencën e Mynihut ku foli për zgjedhjet e ardhshme, për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, shpresën se vendi i tij do të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së dhe për negociatat e paqes në Ukrainë.

Gjukanoviq ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 19 marsit, por nga fjalimi i tij u la të kuptohet se edhe mund të tërhiqet nga politika, pasi ka 30 vjet që është në skenën politike malazeze.

"Kam tridhjetë vjet që jam në jetën politike të Malit të Zi, mendoj se dikush që bën të njëjtën punë për tre dekada ka të drejtë të ndihet i lodhur dhe ka të drejtë të arsyetojë se ndoshta do të ishte më mirë për shoqërinë nëse do të kishte një kandidat të ri”, tha ai në Mynih, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

“Ne po shikojmë se kush mund ta ndihmojë më mirë Malin e Zi të kthehet në rrugën e qëndrueshme të zhvillimit euroatlantik pas dy vjet e gjysmë bredhje,” shtoi presidenti i Partisë Demokratike të Socialistëve.

I pyetur se çfarë do t’i këshillonte Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar dialogun, Gjukanoviç tha: “Nuk ka rrugë tjetër për një marrëveshje. Të gjitha idetë e tjera si mbajtja e një konflikti të ngrirë janë në fakt funksion i doktrinës së shkatërrimit të Ballkanit si rajon evropian”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu