Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenti Macron për Ballkanin Perëndimor: Dialogu Kosovë-Serbi dhe ngërçi i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut duket shumë kompleks

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti francez Emanuele Macron në përfundim të samitit të Brdo në Slloveni tha se situata në Ballkan duket mjaft komplekse.

Ai iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përplasjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Patëm një diskutim shumë të mirë sot për Ballkanin dhe perspektivën e integrimit. Situata sot paraqitet shumë e komplikuar mes shumë vendeve të Evropës. Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Kemi kaluar disa momente me drejtuesit e vendeve dhe kancelaren. Gjithashtu sot kemi diskutuar për situatën mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, siç e dini. Duhet të përparojmë mbi këtë temë por qëllimi ynë është të mundemi t’u ri-japim një perspektivë Ballkanit që janë të gjithë në Evropë”, tha presidenti francez.

Sipas Macron, Ballkani sot po “përballet me një farë rikthimi prapa të historisë dhe tensione të mëdha”, raporton Euroneës Albania.

Ne duhet t’u përgjigjemi me angazhim politik dhe më shumë vëmendje për të mundësuar integrim më të madh tregtar dhe njerëzor në rajon dhe të kemi një politikë për një qasje të përbashkët për trajtimin e minoriteteve që është një temë që i përket gjithë rajonit”, u shpreh Macron.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img