Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti Macron paralajmëron të pavaksinuarit: Do u bëjmë presion, do kufizohet aktiviteti i tyre shoqërorë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Macron paralajmëron të pavaksinuarit: Do u bëjmë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka ndërmend të vështirësojë jetën për njerëzit në Francë që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

"Unë me të vërtetë dua tu bëj presion atyre dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë - deri në fund," tha ai për gazetën franceze Le Parisien.

Në intervistën Macron tha se megjithëse nuk do të "vaksinonte me forcë", ai shpresonte të inkurajonte njerëzit që të merrnin dozat e vaksinës duke kufizuar sa më shumë aktivitetet e tyre në jetën shoqërore.

"Unë nuk do të them, ju që jeni të pavaksinuar do të shkoni në burg. Kështu që ne duhet t'u themi atyre, nga 15 janari, nuk do të mund të shkoni më në restorant. Nuk do të mund të shkoni më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër, nuk mund të shkoj më në kinema” tha ai, duke shtuar se qytetaret do të ndihen të detyruar që të vaksinohen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu