Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti kinez uron Bajram Begajn për detyrën e re, Xi Jinping: I gatshëm për të thelluar  bashkëpunimet mes dy vendeve

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti kinez uron Bajram Begajn për detyrën e re, Xi Jinping: I

Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një letër urimi presidentit Bajram Begaj për marrjen e detyrës së re.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada kineze në Tiranë, ndërsa theksohet se vitet e fundit President Xi është i gatshëm të bëje përpjekje bashkë me Presidentin Begaj për të thelluar shkëmbime në fusha të ndryshme, si dhe për të konsoliduar bashkëpunimin reciprok, në të mirë të dy vendeve.

“Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi letrën urimi SH.T.Z. Bajram Begaj per marrjen e detyrës si Presidenti i Republikes se Shqiperise.

Xi vuri ne dukje se Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësinë e thellë tradicionale. Vitet e fundit, të dyja vendet me platformat e ndërtimit së bashku "Një Brez, Një Rrugë" dhe Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, kanë forcuar besimin reciprok politik, komunikimin e politikave dhe bashkëpunimin praktik, duke nxitur zhvillime te reja ne marredheniet dyplashe.

President Xi tha qe i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe eshte i gatshëm të bëje përpjekje bashkë me Presidentin Begaj për të thelluar shkëmbime në fusha të ndryshme, si dhe për të konsoliduar fruta të bashkëpunimit reciprok, në të mirë të dy vendeve dhe dy popujve tanë”, shkruan ambasada kineze.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.