Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti kinez paralajmëron mundësinë e një vale të dytë coronavirusi

Shkruar nga Newsbomb
Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar se ekziston mundësia që koronavirusi të rikthehet pasi pandemia globale vazhdon të përhapet.

 

Mediat e huaja raportojnë se në një takim mes trupit të lartë vendimmarrës të Partisë Komuniste Kineze dhe Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, Presidenti tha se autoritetet e shumta po merren me presionin e ekonomisë globale, ndërsa faktorët e pasigurisë ndaj virusit po rriten.

Presidenti Jinping u ka bërë thirrje autoriteteve kineze që të vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe të parandalojnë një tjetër valë shpërthimi.

"Vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rinisjen e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror," ka thënë Presidenti kinez.

Përhapja e koronavirusit në Kinë duket se është në kontroll pasi ka shumë pak raste të reja. Ditën e mërkurë qyteti i Wuhan që ishte edhe qendra ku shpertheu virusi, përfundoi izolimin e tij.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.