Kryeministri japonez Fumio Kishida po bën një udhëtim të papritur në Ukrainë për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kjo vizitë e papritur vjen një ditë pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë.
CNN shkuran se një ditë më parë Kishida ishte në Indi, ku u takua me kryeministrin Narendra Modi tani është nisur për në Ukrainë.
Ky është udhëtimi i parë i një kryeministër japonez që viziton një vend apo rajon me luftime të vazhdueshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo do të jetë gjithashtu vizita e parë në Ukrainë nga një anëtar aziatik i grupit G7 dhe e para nga një aleat i SHBA-së në rajon.
Vizitat e dyfishta nga Kishida dhe Xi nënvizojnë ndarjet e thella në Azinë verilindore drejt luftës në Ukrainë, me Japoninë që premton ndihmë të konsiderueshme për Kievin, ndërsa Kina një zë që mbështet një Putin gjithnjë e më të izoluar.