Presidenti kinez lavdëron Kim Jong Un: Arritje pozitive nga samiti me Trump, Kina e gatshme në promovimin e paqes në Gadishullin korean

Publikuar tek: bota, më 09:00 20-06-2018 Presidenti kinez lavdëron Kim Jong Un: Arritje pozitive nga samiti me Trump, Kina e gatshme në promovimin e paqes në Gadishullin korean

Pas vizitës së liderit verikorean Kim Jong Un, Presidenti kinez, Xi Jinping, ka lavdëruar liderin verikorean, duke theksuar arritjet pozitive të samitit të mbajtur me presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjatë takimit të tij të tretë me Kimin brenda një viti dhe vetëm një javë pas takimit të këtij të fundit me Trumpin në Singapor, Xi ka thënë se Kina ëshë e gatshme për të luajtur rol pozitiv në promovimin e procesit të paqes në Gadishullin Korean.

Vizita e Kimit në Kinë, vjen në kuadër të kontakteve të tij diplomatike dhe për dallim nga dy vizitat e mëparshme, qeveria ka njoftuar për prezencën e tij derisa ai ishte ende në Kinë, pa pritur që të kthehet në shtëpi.

“Pavarësisht ndryshimeve të situatës ndërkombëtare apo rajonale, pozicioni i Kinës nuk do të ndryshojë përballë zhvillimit të marrëdhënieve me Korenë Veriore”, tha Xi.

Kim i ka thënë presidentit kinez se shpreson të punojë me Kinën dhe palë të tjera në procesin e paqes.

Presidenti amerikan Trump dhe lideri verikorean Kim, janë takuar më 12 qershor në Singapor, në atë që është cilësuar samit historik në të dyja vendet

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA-ja do largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ja arsyeja
»
Article Logic
Execution time: 0.012891054153442
array(1) { ["section"]=> string(140) "presidenti-kinez-lavderon-kim-jong-un-arritje-pozitive-nga-samiti-me-trump-kina-e-gatshme-ne-promovimin-e-paqes-ne-gadishullin-korean-125083" }