
Presidenti izraelit Isaac Herzog, ka shprehur gatishmërinë që vendi i tij ka për të hyrë në një tjetër armëpushim të ndërmjetësuar nga të huajt në Gaza.
Herzog tha se është gati për një pauzë tjetër humanitare në mënyrë që të rimarrin pengjet e mbajtura nga Hamasi.
"Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare dhe ndihmë shtesë humanitare për të mundësuar lirimin e pengjeve", tha ai, teksa më tej nënvizoi se "përgjegjësia tani bie tërësisht mbi Sinwar dhe udhëheqjen e Hamasit".
Më herët në mediat u raportua se një delegacion i Hamasit do të mbërrijë në Kajro gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar një shkëmbim pengjesh me Izraelin me zyrtarët e inteligjencës egjiptiane.
Që nga përfundimi i armëpushimit më 1 dhjetor, do të jetë hera e parë që një delegacion arrin në Kajro për të diskutuar lidhur me këtë çështje.