
Ish-kryeministri Berisha sulmoi sërish drejtorin e Partizanit dhe vëllain e kryeministrit Olsi Ramën në lidhje me çështjen e Xibrakës, ku u ndaluan 11 persona për trafik droge 4 vite më parë.
Berisha i quan Ramën mik të Genci Xhixhës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda si financier i rrjetit ndërkombëtar të drogës. Ish-kreu i PD-së e ka quajtur Olsi Ramën me ironi si ‘’Presidenti i Xibrakës’’.
Ai e ka akuzuar prej kohësh drejtorin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë si bashkëpunëtor në financimin e transportit të drogës në Xibrakë dhe si mik me Gentian Gjonajn, edhe ky i dënuar për rastin ‘’Xibraka’’.
Mesazhi i Sali Berishës drejtuar Olsi Ramës:
Olso, bëji të fala Genci Xhixhës! Fituat vëllaçko, fituat!!