Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Presidenti i shkruan letër Kadaresë për të marrë Urdhërin e Flamurit, shkrimtari shtyn ardhjen në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës Bujar Nishani tha gjatë darkës që zhvilloi me gazetarët në datën 7 janar 2016 për Vitin e Ri, se në vitin e 80 vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, vetë kreu I shtetit, ka kontaktuar me shkrimtarin për ta ftuar atë në Tiranë e për ta dekoruar.

“Eshtë një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që ne kemi Urdhërin e Flamurit, pikërisht në vitin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Por nuk kam pasur një përgjigje pozitive, duke e lënë këtë aktivitet ta zhvillojmë në një kohë të dytë” deklaroi kreu i shtetit, në tryezën ku gjendej edhe gazetari i newsbomb.al.

Nga negociatat dhe gjithçka që është kryer mes presidencës dhe shkrimtarit, nuk ka ndonjë gjë konkrete nga ana e Ismail Kadaresë për të “refuzuar”, madje nuk mund të quhet as refuzim. Eshtë tashmë e qartë për të gjithë, se gjatë dimrit, shkrimtari Kadare nuk qëndron në Tiranë.

Sidoqoftë, aktiviteti do të duhej të zhvillohej në ditën që Kadare kishte ditëlindjen, por ai është I pamundur për të qenë në kryeqytet. Aktiviteti pritet të zhvillohet në një moment të dytë.

Shkrimtari Kadare pak kohë më parë u vlerësua edhe me urdhërin dhe dekoratën e lartë të qeverisë franceze, e ndërsa tani planifikohet të marrë edhe atë shqiptare.

Ismail Kadare ka lindur në 28 janar të vitit 1936. Eshtë një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në Letërsi. Ndërkohë që është vlerësuar gjatë gjithë këtyre viteve me shumë çmime të tjera ndërkombëtare.

Më shumë


spot_img








spot_img