Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti i SHBA, Bideni e quajti Putinin “bir k*rve”, reagon menjëherë Kremlini

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i SHBA, Bideni e quajti Putinin “bir k*rve”, reagon

Presidenti i SHBA, Joe Biden në fjalën e mbajtur në një ngajrje në San Francisko, ka folur ndër të tjera edhe për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe vrasjen e opozitarir Navalny në një burg ku po vuante dënimin.

Joe Biden përdori gjuhë të ashpër ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa diskutonte për efektet e ndryshimit të klimës.

"Ne kemi një SOB të çmendur si Putini dhe të tjerët, dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima". – tha Biden në fjalën e tij.

Në një moment Biden e ka quajtur homologun e tij rus, “bir ku*ve të çmendur”, - shkruajnë mediat amerikane.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov ku tha se komentet e Bidenit ishin një "turp" për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“A e ka përdorur zoti Putin një fjalë të vetme të rëndë për t’ju adresuar juve? Kjo s’ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën. Përdorimi i një gjuhe të tillë kundër kreut të një shteti tjetër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka gjasa të cenojë presidentin tonë, presidentin Putin, por kjo i poshtëron ata që përdorin një fjalor të tillë." – tha zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov.

Kremlini e quajti atë një përpjekje të dobët për të tingëlluar si një “kauboj hollivudian”. Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov shtoi se: “Ky është një turp për vetë vendin, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese