Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Presidenti i ri, Meta: Mazhoranca i ka votat, por të respektojmë procedurat dhe presim opozitën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur pas përfundimit të seancës parlamentare që u mbyll me dështimin e raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Meta, në një linjë me kryeministrin Rama, ka deklaruar se mazhoranca, edhe pse i ka votat për zgjedhjen e presidentit të ri, ka treguar vullnetin për të pritur që opozita të përfshihet në këtë proces.

Më tej meta u shpreh optimist se përfaqësuesi i PPE që pritet të mbërrijë në Tiranë do të luajë rol vendimtar në zgjidhjen e krizës.

Kreu i Kuvendit shtoi se do të respektojë çdo propozim të PPE-së.

Pjesë nga fjala e Metës:

Jemi duke zhvilluar procedurat kushtetuese dhe natyrisht ezaurimi i raundit të sotëm ishte një tregues i vullnetit edhe për të respektuar këto procedura, por edhe i durimit dhe vullnetit për të diskutuar edhe me opozitën dhe zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual edhe me opozitën, pasi dihet që kjo maxhorancë i ka votat për të bërë zgjedhjen e presidentit të ri.

Uroj që PPE-ja të luaj një rol të vendimtar në dialog. Besojmë që roli lehtësues i PPE të ketë një efekt pozitiv në mënyrë të veçantë te opozita jonë dhe jam i sigurt që ne do respektojmë çdo sugjerim për të dalë nga kjo krizë.

Unë do doja që dialogu të kishte nisur që dje, por sidoqoftë është e rëndësishme dhe shpresoj që fillimi i javës së ardhme të jetë pozitiv.

Nuk dua ta mendoj që Shqipëria do ketë zgjedhje pa opozitën, kam përkrahur shqetësimet e tyre për kanabisin dhe dekriminalizimin. Janë probleme mjaft shqetësuese me të cilat duhet të ballafaqohemi dhe t’i godasim fort. Por nuk mund të them se opozita ka të drejtë në të gjitha kërkesat e saj, se po të thosha këtë do isha edhe unë në çadër.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img