Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidenti i ri i Kosovës? Isa MUSTAFA nuk e fsheh dëshirën

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa

Kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk e fshehu dëshirën për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se këtë çështje duhet ta diskutojë me strukturat e brendshme të LDK-së, pasi nuk mund të imponojë dëshirën e tij. Ky vendim i takon parlamentit të ri të Kosovës.

“Është një nder i veçantë që dikush ta mbyllë karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit. Ne do të ulemi me letër të bardhë përpara pa asnjë kusht, askush nuk mund të thotë që ‘eja të ulemi në tavolinë, por tri ministri i kam ndarë për vete derisa shtatë tjera nga dhjetë janë të hapura për negociata’’, shprehet Mustafa.

Ndërkohë, VV dhe LDK-ja po diskutojnë ende për formimin e qeverisë së re. Hashim Thaçi është presidenti aktual i Kosovës, mandati i të cilit përfundon në vitin 2021.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.