Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Presidenti i ri/ Gida Duma: Lërjani kandidatin opozitës. Spiropali: Bini dakord me njëri-tjetrit se çfarë doni nga ne

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i ri/ Gida Duma: Lërjani kandidatin opozitës. Spiropali:

Deputetja e PD, Grida Duma ka dhënë propozimin e saj në lidhje me emrat për kandidat për presidentin e ri.

Duma tha se kandidatin duhet ta japë opozita dhe më pas të votohet në Parlament. Pas fjalës së saj ka folur ministja socialiste Elisa Spiropali e cila tha se përfaqësuesit e PD thanë gjëra të ndryshme në këtë konferencë dhe se fillimisht duhet të bien dakord me njëri-tjetrin dhe më pas të kërkojnë atë që duan nga mazhoranca.

“Nuk iu ka përjashtuar njeri nga procesi se në fund ju e zgjidhni vetë. Por keni pasur propozimin: jepjani kandidatin opozitës, shkoni votojeni dhe hidheni poshtë. Por që ne të jemi fasada këtu që me kriteret tona ju të nxirrni Presidentin dhe ta votoni dhe të talleni, këtë ta harroni. Unë jam me logjikën të mos e shpejtojmë. Të enjten bëni seancën, të vijmë me një emër nga opozita dhe bëjeni edhe kundër po të doni. Kandidati i qëndron opozitës, votoni standardin e kandidatit tonë. Në rast se nuk e votoni, votat pastaj i keni në xhepat dhe e votoni” tha Duma

“Më duket e habitshme si zoti Alibeaj thotë diçka pastaj zonja Duma thotë diçka tjetër, për të mos folur pastaj për atë që tha Mediu. Së pari duhet të bini dakord se çfarë doni prej nesh. Deri më sot as keni hyrë dhe as keni dalë në proces. Ju folët për një sfidë ndaj kulturës së vjetër të pazareve dhe skutave, por nuk dhatë asnjë shembull se si do e sfidoni këtë kulturë të skutave dhe pazareve.

Ne kemi vullnetin për ta bërë këtë proces me ju, kemi rënë dakord si për afatet, data 23 është e arsyeshme, dhe data 30 është afati maksimal. Si për procesin dhe emrat jemi absolutisht të hapur” tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese