Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Presidenti i PSE, Stanishev letër Ramës: Zgjedhjet e 25 prillit rëndësi të jashtëzakonshme për integrimin e vendit në BE, keni udhëhequr në mënyrë të jashtëzakonshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev  i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai i shkruan se këto zgjedhje janë të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Ndërsa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit, unë do të doja të përçoja tek ju dhe motra jonë Partia Socialiste e Shqipërisë një mesazh të ngrohtë mbështetjeje dhe inkurajimi. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për integrimin e vendit në BE, vazhdimin e reformave, rimëkëmbjen dhe rindërtimin e saj ekonomik post-pandemik dhe pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019”

Ndër të tjera në letër shkruhet se Partia Socialiste dhe kryemninistri Edi Rama kanë udhëhequr vendin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në vitet e kaluara, Partia Socialiste, dhe ju personalisht keni treguar një udhëheqje të jashtëzakonshme në drejtimin e kursit të guximshëm të reformave të thella dhe të pakthyeshme, veçanërisht të sistemit gjyqësor. Reformat po japin frytet e tyre: Ju tani keni filluar të rindërtoni sistemin e gjyqësorit, bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë. Isha i lumtur kur pashë që keni bashkuar një ekip energjik, të larmishëm të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë. Unë besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale në 26 Prill, si dhe në thellimin e reformave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës. Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”- shkruhet në letër.

Më shumë

spot_img
spot_img