Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Presidenti i PPE krah Bashës, optimist për integrimin e Shqipërisë në BE, i bën thirrje qeverisë: Mundësoni zgjedhje të ndershme, mos përdorni paratë e pista për të blerë vota

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim online me Presidentin e Partive Popullore Europiane, Donald Tusk ku në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e 25 Prillit.

Tusk u shpreh optimist për programin ekonomik të Bashës dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që nëse dëshirojnë ndryshim atëhere më 25 prill duhet të votojnë Partinë Demokratike.

Gjithashtu ai shtoi se Lulzim Basha dhe ekipi I tij do të bëjnë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për këtë ka mbështetjen e plotë të tij.

“Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet. Për më tepër, unë shoh ekipin tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses”- tha Tusk.

Ne fund të fjalës së tij Tusk i bëri thirrje qeverisë që të mundësojë “zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet”

spot_img

Më shumë

spot_img