Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenti i Partive Socialiste Europiane i dërgon letër urimi PS-së: Keni treguar udhëheqje të jashtëzakonshme, zgjedhjet kanë rëndësi të madhe për të ardhmen europiane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c8eadab0ddbce1c8e88d86f4e08f916f

Presidenti i Partive Socialiste Europiane Sergei Stanishev i ka dërguar një letër Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku e përgëzon për udhëheqjen e jashtëzakonshme në këto 8 vite qeverisje.

Në letrën e tij Stanishev flet edhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku deklaron se këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë, vazhdimin e reformave të saj dhe rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike, dhe rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit
2019.

Letra është publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në të cilën Stanishev vlerëson edhe listat e kandidatëve të paraqitura nga kryeministri Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi plotë:

BRUKSEL Partia e Socialistëve Europianë uron PS për Zgjedhjet e 25 Prillit dhe vlerëson listat e kandidatëve tanë

“Ndërsa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit, unë do të doja t’ju dërgoja juve dhe simotrës tonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje dhe inkurajimi.

Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë, vazhdimin e reformave të saj dhe rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike, dhe rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Në tetë vitet e kaluara, Partia Socialiste, dhe Ju personalisht, keni treguar një udhëheqje të jashtëzakonshme në drejtimin e kursit të guximshëm të reformave të thella dhe të pakthyeshme, veçanërisht të sistemit gjyqësor. Reformat po japin frytet e tyre: Ju tani keni filluar të rindërtoni sistemin e gjyqësorit, bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Isha i lumtur kur pashë që keni bashkuar një ekip energjik, të larmishëm të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke u mbështetur shumë te gratë dhe tek të rinjtë.

Unë besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale në 25 Prill, si dhe në thellimin e reformave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës.

Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.”

Sergei Stanishev

Presidenti i Partive Socialiste Europiane

161658626_803955013549261_3809640386956913513_n.jpg160918778_1132836843844277_738176389827975849_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img