Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli futet në karantinë

Shkruar nga Newsbomb
David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është futur në karantinë pasi një anëtar i stafit të tij është identifikuar me koronavirus.

Fatmirësisht Sassoli nuk ka shfaqur simptoma të Covid.

"Kohët e fundit kam qenë në kontakt me një anëtar të stafit tim i cili ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Në përputhje me rregullat e emergjencës shëndetësore, u futa në vetëizolim për të kryer kontrollet e nevojshme", tha ai përmes rrjeteve sociale.

Screenshot_1_copy.jpg

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.