Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti i Këshillit Evropian bisedë me Ramën: Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në rrugën e BE

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Këshillit Evropian bisedë me Ramën: Shqipëria

President i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë me kryeministin Edi Rama.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet gjatë bisedimit me Ramën, teksa shkruan se e ka uruar kryeministrin mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

Ndër të tjera ai shkruan se Shqipëria ka bërë përparime të rëdësishme në rrugën e saj drejt BE.

“Unë e urova kryeministrin Edi Rama mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Ne gjithashtu rishikuam përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE në dritën e samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor,” shkruan Michel në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll