Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Presidenti i KE takon Zaev, ja çfarë qëndrimi ka për negociatat me Maqedoninë e Veriut  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar se për momentin nuk ka pajtim të plotë midis vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut.

albsig

‘Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i bindur ato’, ka thënë presidenti i KE, Juncker.

Presidenti i Komisionit Europian, priti ditën e sotme kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Juncker theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e mundshme dhe se tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit.

Zaev nga ana e tij i kujtoi Junckerit se vendi i tij kishte detyra të qarta, të cilat i ka përmbushur, dhe se tani pret që pala europiane të tregojë mirëkuptim.

‘Hapja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe një impuls reformash në Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive në të gjithë rajonin’, tha kryeministri Zaev.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin e pakushtëzuar të tij, drejtuar Këshillit të BE-së, për të miratuar hapjen e negociatave të pranimit midis Brukselit dhe Shkupit.

Debati i parë në këtë drejtim do të mbahet më 18 qershor, por nuk ka garanci se do të merret një vendim përfundimtar. Juncker tha se qëllimi i Komisionit Evropian ishte që vendimi të merret gjatë kësaj verës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img