Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Presidenti i KE, Juncker: Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës, të hapen negociatat

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10ae623ba395981e1b80c97e48f22cfb

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker është shprehur në favor të hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Juncker tha nga Brukseli se Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në implementimin e reformave të rëndësishme, por shtoi se ky progres duhet të vijojë edhe pas vendimit të qershorit, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Të vazhdojë ky progres mbresëlënës. Për Komisionin Europian, Shqipëria është gati për hapin tjetër. Sidoqoftë, ka disa vështirësi për të kaluar. Unë jam në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë pasi Shqipëria ka dhënë rezultate. Për sa i përket vendeve skeptike, puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit. Duhet mbajtur ky momentum dhe të vijojë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një shembull i mirë është bashkëpunimi me BE-në në luftën kundër kanabisit.

Të gjitha partitë politike në Shqipëri, duhet të angazhohen në institucionet demokratike”, deklaroi Juncker.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img