Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Evropian, në lidhje me propozimin francez, gjatë vizitës së tij në Shkup.
Ai thotë përmes një postimi në Twitter ai tha se Maqedonia e Veriut është “në prag të një përparimi të mundshëm në procesin e anëtarësimit në BE”.
“Ju jeni duke vendosur për të ardhmen tuaj. Maqedonia e Veriut bën pjesë në BE. E ardhmja juaj është me ne.
Së bashku jemi në prag të një përparimi të mundshëm në procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në BE.
Javën e kaluar, Këshilli i BE-së paraqiti një zgjidhje kompromisi të rishikuar. Kjo është një zgjidhje e ekuilibruar që adreson shqetësimet tuaja kryesore. Qëllimi është i qartë: fillimi i bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut. Dhe më në fund të ecim përpara për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në BE.
E rëndësishme është se ky propozim ka të bëjë qartë me gjuhën maqedonase, pa kualifikim nga BE-ja. Gjuha maqedonase është gjuha juaj. Propozimi e respekton atë. Acquis, legjislacioni i BE-së, të gjitha do të përkthehen në gjuhën maqedonase
Ne jemi gjithashtu shumë të vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga disa në lidhje me identitetin tuaj kombëtar. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen time të plotë, si President i Këshillit Evropian, për të mbrojtur sistematikisht të drejtat tuaja legjitime”, shkruan Michel.