Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Presidenti i gafave”, Biden harron emrin e Hamas (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Presidenti i gafave”, Biden harron emrin e Hamas (VIDEO)
Nuk është hera e parë që presidenti i SHBA-së Joe Biden bën gafa dhe përfundon viral në rrjet. Në një deklaratë mbi situatën e luftës në lindjen e mesme, Biden ka harruar emrin e Hamasit. Nga videot që qarkullojnë, Biden duke mbajtur fjalën shihet si i përhumbur dhe nuk ka mundur të përfundojë fjalinë. “Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia…”, - tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahut të armatosur të palestinezëve. “Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” -vazhdoi ai. “Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, -vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit. “Po, nga Hamasi, më falni…”, tha më në fund Presidenti Biden.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese