Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Presidenti i Filipineve e quan Obamën “bir kurve” gjatë konferencës për shtyp

spot_img

Lajme të ngjashëm

76d9092e1573cdd08981aae589827add

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte e ka quajtur presidentin e SHBA-së, Barack Obama, “bir kurve”, pas paralajmërimeve se do kritikohej për qëndrimin e tij në luftën kundër trafikantëve të drogës.

Sot ishte planifikuar një takim mes Duterte dhe Obama-s në Laos dhe mediet vendase e kanë pyetur presidentin filipinas se si do t’u përgjigjej kritikave që do i bëheshin nga homologu amerikan.

“Ti duhet të tregosh respekt. Mos hidh poshtë çdo deklaratë. Bir kurve, unë do të mallkoj në atë forum”, u përgjigj Duterte përpara se të fluturonte drejt Laosit për të marrë pjesë në forumin e ASEAN.

Duke e konsideruar Rodrigo Duterte “një djalë të shkathët”, Obama tha se do të pyeste stafin e tij nëse ishte e domosdoshme për të zhvilluar takimin e planifikuar pas deklaratës së bërë nga filipinasi.

“Unë gjithmonë sigurohem që të zhvilloj takime produktive”, tha Obama përpara gazetarëve.

Filipinet janë kritikuar ashpër nga SHBA, Kisha Katolike dhe organizatat ndërkombëtare për mënyrën se si po luftohen trafikantët e drogës. Vetëm në dy muaj, 2400 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj lufte, ndërsa presidenti Rodrigo Duterte i bëri thirrje popullit që të vrasë çdo trafikant droge që njeh.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img