Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Presidenti i FIFA-s përkrah Armand Dukën, vlerëson investimet në sport dhe garanton shtim të fondeve: Mund të mbështeteni te Gianni!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka inauguruar hapjen e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern ku ndodhet dhe Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe disa terrene sportive.

Kjo vizitë e Presidentit Infantino përkoi edhe me 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, një vit jubilar ky për institucionin e futbollit shqiptar! Infantino vizitoi të gjitha ambientet e stadiumit dhe shprehu vlerësimet më të mira për investimin modern dhe për punën e mirë të bërë nga FSHF.

Presidenti Armand Duka gjatë fjalës së tij renditi një sërë projektesh të ndërmarra për futbollin, 56 fusha loje, 19 fusha stërvitore me bar artificial, 12 tribuna stadiumesh dhe 76 fusha për futboll 5×5 kryesisht në shkolla, etj. Duke vlerësuar këto investime, Gianni Infantino theksoi se FIFA do jetë krah FSHF-së për të ndërtuar më shumë terrene sportive.

Edi Rama, Armand Duka dhe Gianni Infantino

“Shqipëria ka shënuar përparime të jashtëzakonshme në nivelin e infrastrukturës. Sigurisht, mbetet për t’u bërë edhe më shumë kur vjen fjala për fushat e futbollit nëpër qytete, për t’u lejuar të rinjve që të luajnë futboll, duhet të investojmë në këto fusha siç e përmendi edhe Presidenti Duka më parë.

Gjatë 5 viteve të fundit, FIFA i ka shumëfishuar me 5 investimet ndërkohë që më pas do të shumëfishohen me 7 herë për t’i investuar në projekte. Me qeverinë do të arrijmë t’ia dalim të ndërtojmë edhe më shumë fusha për të gjithë”, u shpreh presidenti i FIFA-s.

Kreu i qeverisë së futbollit botëror u rikthye disa herë gjatë fjalës së tij te ndryshimi që ka pësuar sporti në vendin tonë, gjatë 20 viteve të fundit, që nga hera e parë kur ai mbërriti në Shqipëri në vitin 2002. Krah Ramës dhe Dukës, Infantino siguroi dhe njëherë mbështetjen e FIFA-s.

“Dua që të bëj komplimente për punën e madhe që është bërë, për mua është krenari të kthehem 20 vjet më pas e të shikoj atë që ka ndodhur. Jam kthyer edhe dy herë të tjera, kjo është vizita ime e katërt e sigurisht do të rikthehem shumë shpesh. Urime sërish dhe faleminderit për mbështetjen, përkrahjen. Mund të mbështeteni te Gianni, te FIFA. Unë jam këtu me ju. Jam dhe ndihem shqiptar! Faleminderit shumë”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Së bashku me kryeminstrin Edi Rama dhe Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, morën pjesë në eventin festiv të organizuar në Shtëpinë e Futbollit me rastin e inaugurimit të këtij kompleksi, i financuar me fondet e programit “Forward” të FIFA-s.

Të ftuar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, figura nga më të njohura të futbollit shqiptar ndër vite, drejtues të klubeve si edhe shumë të rinj e të reja që u argëtuan duke luajtur futboll në fushat e reja të këtij kompleksi.

Më shumë




spot_img








spot_img