Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro rezulton pozitiv me koronavirus

Publikuar tek: bota, më 17:43 07-07-2020 Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro rezulton pozitiv me koronavirus Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro testoi pozitiv në testin për koronavirus ditën e sotme, menjëherë pasi pallati presidencial tha se ai kishte shfaqur simptoma të ngjashme me sëmundjen.

Bolsonaro njoftoi për gazetarët se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, duke thënë se ai kishte filluar të ndjihej keq të Dielën, raportuan mediat lokale.

Presidenti raportohet gjithashtu se po merr hidroksilklorinë, një ilaç për malarien të "reklamuar' nga Presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm parandalues ​​për sëmundjen, si dhe azitromicina. Udhëheqësi i krahut të djathtë, 65 vjeç, e ka neglizhuar virusin muajt e fundit, duke e përshkruar atë si asgjë më shumë se "një grip të vogël". Ai gjithashtu sugjeroi që e kaluara e tij si atlet do ta bënte imun ndaj simptomave më të këqija të sëmundjes.

Brazili ka pësuar një nga shpërthimet më të këqija në botë të koronavirusit, me më shumë se 1.6 milion raste të konfirmuara me Covid-19 dhe mbi 65,000 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010632991790771
array(1) { ["section"]=> string(75) "presidenti-i-brazilit-jair-bolsonaro-rezulton-pozitiv-me-koronavirus-213150" }