Presidenti Bajram Begaj nesër do të presë në një vizitë zyrtare presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kjo është një vizitë e rëndëishme për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Presidenti Aliyev gjatë vizitën në Tiranë do të jetë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar.
Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.
Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave.
Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.