Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti i Austrisë vlerëson me “Dekoratën e Lartë të Nderit” biznesmenin Samir Mane  

Shkruar nga Newsbomb

Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e presidentit të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, u zhvillua dje në mbrëmje një ceremoni në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z Johann Sattler.

 

Z. Mane iu dorëzua nga ambasadori i Austrisë në vendin tonë një ndër vlerësimet më të larta shtetërore, “Dekorata e Lartë e Nderit për Shërbime ndaj Republikës së Austrisë”, akorduar nga presidenti i këtij shteti.

Ambasadori Sattler u shpreh gjatë dhënies së dekoratës se: “Austria është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe ju keni luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë histori suksesi me investimet tuaja, nga qendrat tregtare e deri në turizëm, nga agrobiznesi në industrinë minerare. Ju keni bërë lidhjen ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu, ju jeni një investitor rajonal i njohur në Ballkan dhe nje kontribues në shoqëri duke i kthyer komunitetit atë për të cilën ka shumë nevojë ky vend”.

Biznesmeni Mane, tepër i nderuar nga ky vlerësim që iu bë, duke falenderuar Presidentin e Austrisë u shpreh: “Lidhjet e mia me Austrinë janë shumë te forta. Unë erdha në këtë vend si emigrant dhe u ktheva si biznesmen pas 14 vjetësh duke më ofruar një mundësi shumë të madhe. Bërja e biznesit në Austri më ka ndihmuar shumë për zhvillimin e biznesit në vende të ndryshme, përfshi Shqipërinë dhe jam i sigurt që edhe në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të vijojë të jetë i shkëlqyer”. 

Samir Mane i hodhi hapat e tij të parë me kompaninë AlbaTrade në Vjenë të Austrisë në vitin 1993 dhe sot ai është president i Grupit Balfin që numëron mbi 5 mijë punonjës në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Aktiviteti i Grupit Balfin që ndërlidhet me Austrinë, përveç tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike me shumicë, prej disa vitesh është shtrirë edhe në fushën e ndërtimeve. Grupi po zhvillon një projekt të veçantë rezidencial i cili është drejt përfundimit. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike.

Prej më shumë se 25 vitesh Grupi Balfin është një ndër grupet lider në Shqipëri dhe rajon me investimet e tij.

11.jpg

 

2.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu