Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Presidenti i Austrisë vizitë dy ditore në Tiranë, takim me Begajn dhe përfaqësues të biznesit austriak

Lajme të ngjashëm

President i Austrisë Alexander Van der Bellen me ftesë të presidentit Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Vizita do të zhvillohet më datat 26-28 mars, gjatë së cilës do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Tij, Doris Schmidauer.

Presidenti Begaj do ta mirëpresë Presidentin Van der Bellen në Institucionin e Presidentit më datë 27 mars, në një ceremoni shtetërore dhe dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë.

Më shumë