Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka mbërritur ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kreu i shtetit austriak do të pritet me një ceremoni zyrtare nesër në orën 10.30 në Presidencë, ku do të zhvillojë takim me homologun Bajram Begajn.
Më pas dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërsa në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.
Axhenda e plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mirëpret nesër në Institucionin e Presidentit në një vizitë shtetërore Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Alexander Van der Bellen.
Më poshtë gjeni agjendën e vizitës:
10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
Të dy këto momente do të mundësohen të transmetuara me regji qendrore nga TVSH, që do të prodhojë edhe sinjalin për televizionet e tjera të interesuara.
Ju lutem mediave që do të ndjekin këtë aktivitet të paraqiten në Institucionin e Presidentit të Republikës në orën 09:30 për transmetimin e ceremonisë me pajisjet e tyre transmetuese.
Gjithashtu, pasdite, në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.