Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Presidenti i Austrisë në Kuvend: Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së, opozita dhe mazhoranca të gjejë gjuhën e përbashkët

Lajme të ngjashëm

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen është duke mbajtur një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka mbajtur edhe fjalën në Kuvend.

Ai gjatë fjalës së tij tha se Austria mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Euorpian.

Presidenti austriak kërkoi më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa u kërkoi që të gjejnë gjuhën e kompromisit për çështje të rëndësishme për Shqipërinë.

“Pas çdo aktiviteti që Austria zhvillojnë në Shqipëri qëndron një qëllim i madh dhe kjo është mbështetja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Austria ka qenë edhe është një nga ato vende anëtare që e mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe për të cilët integrimi është një çështje zemre.

Për këtë mund t’ju thosha disa arsye si për shembull pozita gjeografike. Është e qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes së Evropës së përbashkët dhe prandaj Austria ka kohë që mbështet negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pra bashkëpunimin dhe jobashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës e kam kaluar vetë dhe sidomos para zgjedhjeve të rëndësishme nuk është diçka që është gjithmonë e lehtë. Gjej rastin të përmend diçka që e kam thënë kur kam bërë betimin tim në parlamentin austriak. Dy fjalë vetëm për kompromisin politik, është një gur themelor i demokracisë, të gjesh një kompromis do të thotë të lesh të dyja palët, të lënë dy qëndrime të kundërta dhe të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët. Pra të mos marrin vendimi të nxituara“, tha ai.

Më shumë