Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidenti grek: Nuk ka 'të drejta' çamësh! Nëse Shqipëria do të hyjë në BE, duhet të përmbushë këto dy kushte

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos

Presidenti grek, Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh politik Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke ia përmendur kësaj të fundit edhe çështjen çame. 

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i ftuar në një vizitë zyrtare nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç, i ka dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Sipas tij nëse duan që këto vende të kenë një perspektivë evropiane, duhet të respektojnë plotësisht ligjet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare.

Pavlopoulos tha se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Në perspektivën evropiane të Shqipërisë, presdenti grek vuri në dukje se ajo është vetë-evidente si kërkesë, por njëkohoëshisht kjo do të vijë edhe duke respektuar sundimin e ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

Prandaj, sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek, i cili brutalisht nënvlerësohen, ose haptazi ndikojnë në të drejtat themelore, si p.sh. të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Si pengesë kryesore që vjen nga të gjitha format, është këmbëngulja  tek  ‘të drejtat’ e shqiptarëve të Çamërisë, të cilët historia i ka treguar si bashkëpunëtorë të nazistëve’, tha në konferencën për shtyp presidenti grek, Pavlopoulos. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu