Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Presidenti gjerman mban fjalën në Kuvend: Luftoni korrupsionin dhe bashkëpunoni me opozitën! Iu mbështesim fort në rrugën europiane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.

Steinmmeier vuri në dukje lidhjet e forta mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë në rrugëtimin europian.

Në fjalën e tij presidenti Steinmeier vuri theksin tek integrimi europian i Shqipëriusë, duke theksuar luftimin kundër korrupsionit, vijimin e reformës në drejtësi, si dhe e bashkëpunimin e qeverisë me opozitën.

Fjala e presidentit Frank-Walter Steinmeier:

 Është kënaqësi të jem sot pranë jush, në Tiranë, në këtë qytet rinor, dinamik në këtë qytet vërtet europian. Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Çfarë do t’i shkonte më shumë se ky titull tani që e ardhmja e Shqipërisë është duke u konsoliduar. Më në fund, pas 2 vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime, mund të jem sërish këtu, në vendin tuaj, i cili i përkushtohet Europës pothuajse në mënyrë empatike.

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura ngustësisht prej dekadash. Marrëdhëniet tona shfaqen në shumë apsekte të tjera. Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani. Shumë sipërmarrje gjermane operojnë në vendin tuaj. Por edhe në nivel kulturor, po kështu shkëmbimt gjermano-shqiptaro vërehen dhe në fushën e ekonomisë. Edhe në fushën e sportit ne punojmë fort me njëri-tjetribn. Unë  jamë kët pak uaj pasi BE nisi negociatat me Shqipërinë për  rrugëtimin në BE. Pas 8 vitesh bisedimet nisën më në fund. Dëshiroj që tu bëj thirrje që kanë humbur dimensionin hidtorik  të BE, dua t’u bëj thirrje: ejani në Shqipëri.

Më entuziasmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj, por dua t’u bëj thirrje atyre skeptikëve që kanë humbur dimensionin historik të Bashkimit Evropian: ejani në Shqipëri dhe do të infektoheni sërish këtu me shpirtin evropian.

Unë e di që rruga e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vijojë të jetë ambicioze.Ndaj ju lutem sot, vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, punoni më tej në sprapsjen e korrupsionit, vijoni reformën në drejtësi të iniciuar tashmë dhe punoni së bashku, opozitë dhe qeveri. Integrimi në Bashkimin Evropian ia vlen për të bërë një përpjekje të tillë. Ju mund të keni mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugë.

Ju po përshkoni rrugën e anëtarësimit në kushte të vështira. Sulmi i Ukrainës ka zhytur të gjithë europën në krizë ekonomike. Vendin tuaj e ka dëmtuar rritja e çmimit të energjisë, çmimit të karburanteve. Një goditje tjetër pas tërmetit, më të cilën duhet të përballeni. Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë në rrugëtimin europian. Edhe pse anëtarësimi në BE ende nuk është realizuar, Shqipëria është sot një aktor i njohur ne skenën ndërkombëtare. Si anëtarë të BE ju veproni me vendet aleate.

BE është një projekt unik historik, një aleancë shtetesh ku qëndrojë në krah të njëra-tjetrës. Është emocionuese të shohësh një Shqipëri të lirë për t’iu bashkuar BE-së së lirë. Europa gëzohet për ardhjen tuaj.Ju falenderoj për rrugëtimin tuaj dhe ju lutem ta vazhdoni me durim dhe këmbëngulje derisa të mbyllet në mënyrë të suksesshme. E ndjej kur vij, zemra juaj rreh për Europën sepse siç thotë një shprehje e bukur, kur ke zemër ke dhe krahë, përzemërsisht faleminderit!

Më shumë


spot_img









spot_img