Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Presidenti gjerman konferencë të përbashkët me Begajn: Gjermania në krah të Shqipërisë, do t’iu mbështesim në rrugëtimin drejt BE-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeir ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Në fjalën e tij kreu i shtetit gjerman deklaroi se Gjermania do të mbështesë rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.   Ai nënvizoi se “Njohja  reciproke me kualifikime profesionale përbën hap të mirë në ngritjen e tregut rajonal.

“Ajo që mbetet me rëndësi është rruga Shqipërisë drejt BE. NE do të mbështesim integrimin tuaj dhe rrugën e performancës drejt BE. Prania gjermane në Shqipëria po vijon të rritet. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE.

Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.

Kontribuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve.

Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, u shpreh Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeir.

Presidenti gjerman përgëzoi Shqipërinë për progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai u shpreh se përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim janë vendimtare për anëtarësimin në BE.

“Edhe për këto suksese dëshiroj t’ju përgëzoj përzemërsisht, në mënyrë të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kërkuar sikurse e dimë mjaft mirë të një volum mjaft të madh pune dhe përpjekjesh dhe sekseset në këtë rrugë janë me rëndësi vendimtare për anëtarësimin në BE, pasi BE e konsideron veten si komunitet i të drejtës dhe sipas të drejtës për demokracitë funksionale. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do të ishte në interesin tonë të përbashkët.

Jam shumë i sigurtë që Shqipëria do ta pasurojë BE-në edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm, i cili mbështet nga BE, do të hapë edhe më fort vendin tuaj, shumë më tepër qytetarë të BE-së do të kenë mundësinë që të shijojnë mikpritjen tuaj të made, larminë tuaj unike kulturore sikundër edhe bukuritë natyrore të vendit tuaj”, deklaroi presidenti Steinmeier.

Më shumë


spot_img









spot_img