Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Presidenti falenderon qytetarët dhe thotë: Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen rekord në votimin e ditës së sotme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta u bën apel shqiptarëve që të mos ndikohen nga sondazhe, pasi në fund të gjithë do të qeshin me ato parashikime.

Ndërkohë ai shton se tashmë përgjegjësia është e komisionerëve dhe numëruesve, të cilët duhet t’i përmbyllin në mënyrë të jashtëzakonshme këto zgjedhje.

“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!

Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.

Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.

Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, shkruan Meta.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img