Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Estonisë në takimin me Begajn: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Estonisë në takimin me Begajn: Mbështesim

Presidenti i Estonisë, Alar Karis ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Karis ka bërë një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj, duke u bërë presidenti i parë estonez që vjen në vend.

Ai theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Evropë dhe politikat e BE-së në rrugën e drejtësisë. Presidenti estonez shtoi se reformat janë thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimi në BE do të ishte një mundësi e mirë për ta bërë këtë.

"Bota përreth ka ndryshuar dhe po ndryshon. Vendi juaj ka arritur shumë dhe ka bere hapa të rëndësishëm në integrimin evropian.

Ose ne rrugen e drejtesisë ose ne politiken e BE-së. Ju inkur ajoj të vazhdoni ne këtë rrugetim dhe theksoj se Estonia eshte një mbështetës i madh i integrimit te Shqipërise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor dhe është i gatshëm të ndajë reformat kryesore. Reformat janë kyçe per zhvillimin e vendit, integrimi ne BE ofron mundësi per zhvillim rajonal brenda vendit", u shpreh Alar Karis.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll