Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka bërë me dije se e ka kaluar me sukses periudhën e infektimit me Covid-19. Ai ka shkruar në një postim në Twitter se falë imunizimit dhe vaksinës e ka kalura sëmundjen në një kohë të shkurtër dhe me simptoma të lehta, ndërsa shton se ka vijuar punën normalisht nga shtëpia.
“Mund të them se këtë periudhë e kalova shumë lehtë. Jam i sigurt se ka ndikuar edhe vaksinimi. Falë imunizimit e kalova sëmundjen në një kohë të shkurtër. U negativizova pas 5 ditësh. Gjatë kësaj periudhe nuk kam ndjerë lodhje, këputje apo mërzitje. Kam vijuar normalisht punën nga shtëpia si për çështje kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare”.
Erdogan rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë më parë dhe njoftoi se u izolua së bashku me bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre.