Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

“Presidenti duhet të jetë politik”, Alibeaj paralajmëron se PD do përfshihet: E vendos Grupi Parlamentar, nuk ikim me bisht ndër shalë

Lajme të ngjashëm

Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD, është shprehur sot se deputetët demokratë mund të përfshihen në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Për mediat, ai është shprehur se nuk do të ikin “me bisht ndër shalë”, por do nisin konsultimet.

Vetë Alibeaj është shprehur më parë se PD duhet të përfshihet në këtë proces të rëndësishëm, shkruan newsbomb.al. Sot, ai tha se këtë çështje do ta shtrojë në Grupin “Parlamentar, për ta parë se çfarë kërkojnë deputetët dhe më pas do shprehen.

Një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të non-gratave. Ata nuk kanë të drejtën morale dhe politike të votojnë presidentin e ri. Të zgjidhet një profil politik, jo hermafrodik politik siç kërkon Rama, njeri që të mos jetë përballur me sprova publike, shqiptarët e duan këtë që presidenti të jetë i tillë, ku institucionet kanë rënë, këtë mund ta bëjë vetëm një president që është përballur me këto sfida”, tha kreu i grupit të PD.

Pjesë nga fjala e Enkelejd Alibeaj:

Grupi Parlamentar i PD ka nxjerr platformën për bashkimin e PD. Fatkeqësisht pati një refuzim, kjo është një çështje që nuk ka asnjë lloj kërshërie përtej saj. E rëndësishme është të diskutojmë për ato që janë çështje të interesit publik, por po të doni dhe ato të PD.

Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare. Për procesin e zgjedhjes së Presidentit, ju e dini cili është qëndrimi im. Edhe qëndrimi i Grupit dihet cili është. Kjo çështje do jetë pjesë e diskutimeve të Grupit të PD, për të pasur parasysh një profil politik (të presidentit) për shqiptarët.

Është një test politik për të gjitha palët. Procesi kalon mes konsultimesh, së pari mes nesh, pastaj zëri i deputetëve do të tjeçohet. Sot ë flasim kësaj mazhorance, sipas vendimeve të DASH kanë treguar fare qartë se edhe në numra kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë e vetme.

Një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të non-gratave. Ata nuk kanë të drejtën morale dhe politike të votojnë presidentin e ri. Të zgjidhet një profil politik, jo hermafrodik politik siç kërkon Rama, njeri që të mos jetë përballur me sprova publike, shqiptarët e duan këtë që presidenti të jetë i tillë, ku institucionet kanë rënë, këtë mund ta bëjë vetëm një president që është përballur me këto sfida.

Procesi duhet të jetë serioz, të mos ngutemi. Nuk është çështje numrash, një proces gjithpërfshirës. Ky Kuvend duhet të zgjedhë në mënyrë gjithpërfshirëse, jo nëpër kulisa. Ky është testi që kemi ne të gjithë, kësaj do t’i shërbejmë. Të jetë presidenti i të gjithëve. Këtë do ta shtrojmë dhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Në bazë të konsultimeve dhe asaj që deputetët do kërkojnë, do ta themi. Është e qartë për këdo sot, ka një PD, ka një Statut të saj, ka organe të saj, ka Kryesi të saj. Ato janë dhe do vazhdojnë të jenë rregullat, institucionet e PD. Çështja është në Gjykatë, të presim Gjykatën.

Procesi i zgjedhjes duhet të jetë serioz. Secili prej nesh duhet të jetë serioz. Ngutjen e shikoj të mazhoranca, hedh sinjale “po nuk erdhët ju do ta bëjmë vet”. Me formulën e 2008 e kanë këtë komoditet. Por duhet të zgjedhim një President politik.


Më shumë