Gjatë ditëve të fundit rebelët kanë marrë në kontroll një sipërfaqje të konsiderueshme të kryeqytetit Sana’a, duke u përplasur fortë me forcat qeveritare
Jemeni është përfshirë nga një krizë madhe politike. Presidenti i këtij vendi së bashku me qeverinë ka dhënë dorëheqjen si pasojë e rritjes së konfliktit me rebelët e Houthi. Gjatë ditëve të fundit rebelët kanë marrë në kontroll një sipërfaqje të konsiderueshme të kryeqytetit Sana’a, duke u përplasur fortë me forcat qeveritare. Hothui mban peng gjithashtu edhe shefin e stafit të presidentit dhe konflikti rrezikonte të shndërrohej në një luftë civile.
Anëtarët e grupit rebel të Houthi-t, kërkojnë përfshirje më të gjërë të tyre në jetën poltike dhe institucionet e Jemenit.
Qeveria e sapo dorëhequr ishte formuar disa kohë më parë me një ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar.