Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti Charles Michel vizitë të papritur në Odessa, forcat ruse lëshojnë "shi" raketash në vendin e takimit

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Charles Michel vizitë të papritur në Odessa, forcat

Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel, ka shkuar sot në një vizitë të papritur në qytetin port të Odessa, ku raportohet se po zhvillohen luftime dhe bombardime të ashpra nga forcat ruse.

"Erdha për të festuar 'Ditën e Europës' në Odessa, qyteti ku siç thoshte Pushkini 'mund të ndjesh' Europën. Dhe ku sot populli ukrainas mbron monumentet e tij nga plumbat dhe raketat dhe lirinë e tij nga agresioni rus", shkroi në Twitter Michel, duke njoftuar se kishte shkuar në Ukrainë.

Më vonë, Presidenti i Këshillit të Europës shkoi në Portin e Odessa bashkë me kryeministrin e vendit Denys Shyhal. Michel pa nga afër depot e mëdha me grurë, drithëra dhe misër, për të cilat tha se qëndrojnë të bllokuara në pritje të eksportit.

"Në portin e Odessës me Denys Shmyhal, pashë kapanone plot me grurë, drithë dhe misër gati për eksport. Ky ushqim shumë i nevojshëm është bllokuar për shkak të luftës ruse dhe bllokadës së porteve të Detit të Zi.

Duke shkaktuar pasoja dramatike për vendet e cenueshme. Ne kemi nevojë për një përgjigje globale", thotë në një tweet të dytë Presidenti Charles Michel.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se takimet në Odessa janë ndërprerë për një kohë pasi një "shi" raketash ruse u lëshua mbi qytetin ku ai po zhvillonte takime. Edhe një zyrtar i Ukrainës ka thënë se takimi është ndërprerë për shkak të raketave.

"Gjatë takimit me kryeministrin, pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t'u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin e Odessa”, tha zyrtari.

Sondazh

Poll