Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Presidenti Biden arrin në Gjenevë një ditë para takimit me “kundërshtarin” Vladimir Putin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti këtë të martë në Gjenevë, ku pritet që ditën e nesërme të zhvillojë takimin me presidentin rus Vladimir Putin.

Biden u prit në pistën e Aeroportit të Gjenevës nga homologu zviceran, Guy Parmelin, i shoqëruar nga krerët e kantonit dhe autoritetet e qytetit të Gjenevës, si dhe nga diplomatët amerikanë, të vendosur atje.

Takimi mes dy liderëvë, Biden-Putin do të zhvillohet ditën e nesërme. Të dy palët i kanë minimizuar shanset për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Më herët një ndihmës i Kremlinit tha se ai ende mendon se samiti do të jetë i dobishëm, por sipas tij nuk beson se do të arrihet ndonjë marrëveshje, ndërsa një zyrtar i administratës së Bidenit paralajmëroi që të mos pritet shumë.

“Nuk presim arritje të mëdha nga ky takim”, tha një anëtar i ekipit të Bidenit.

Më shumë

spot_img
spot_img