Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Presidenti Begaj takon Baba Mondin, uron Sulltan Nevruzin për gjithë besimtarët

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj uron gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit. Ai ka shkuar për vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë dhe është takuar me Baba Mondin.

“Gëzuar Sulltan Novruzin, ditën e lindjes së Imam Aliut, ditën e fisnikërisë bektashiane! Kënaqësi të takoja Kryegjyshin Botëror, në këtë ditë të rëndësishme! Uroj të gjithë besimtarët bektashinj, mbarësi e paqe në familjet e tyre!

Kjo ditë e veçantë përkon me stinën e pranverës, me ngjyrat, optimizmin dhe gjallërinë që ajo ka! Uroj të gjithë shqiptarët, të kenë pranverë në jetët e tyre, të kenë shëndet e lumturi”, shkruhet në mesazhin e urimit të presidentit Bajram Begaj.

Më shumë