Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Presidenti Begaj reagon pas takimit me ambasadoren Kim, ja çfarë u diskutua

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Begaj ka postuar një foto nga takimi me Kim, teksa shkruan se diskutuan për çështje të rëndësishme siç është energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale global.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët” shkruan Begaj.

Më shumë




spot_img








spot_img