Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Begaj pret një delegacion nga Komuna e Preshevës: Treguat pjekuri për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj pret një delegacion nga Komuna e Preshevës: Treguat

Presidenti Begaj ka pritur sot në zyrë një  delegacion të Komunës së Preshevës, vetëm pak ditë nga mbyllja e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë.

Kreu i shtetit vlerësoi seriozitetin dhe pjekurinë me të cilën shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës treguan këtë herë për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Serbi dhe përshëndeti pjesëmarrjen e lartë veçanërisht në dy komunat e para.

Duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Presidenti Begaj, theksoi se ky bashkëpunim solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Serbisë.

“Kjo i shërben statusit të shqiptarë në këto komuna dhe i faktorizon ata edhe më shumë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre në Serbi, të cilat duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane", tha ai.

Presidenti Bajram Begaj, e siguroi delegacionin e Komunës së Preshevës se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të gjenin gjithmonë tek ai dhe institucionet shqiptare një mbështetës të fortë e të vendosur për realizimin e plotë të të drejtave të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu