Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Presidenti Begaj pret në zyrë shefin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj pret në zyrë shefin e Komitetit Ushtarak të

Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të hënë kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer, të cilin thotë se e falenderuar për vizitën në Shqipëri në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike.

"Prita sot kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer. Falenderova Admiralin Bauer për vizitën në Shqipëri në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Vlerësova Admiral Bauer për drejtimin me vizion dhe përkushtim të Komitetit Ushtarak dhe kontributin që Komiteti Ushtarak jep në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve dhe kohezionit të aleancës.

Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën", shkruan presidenti Begaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll