Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Begaj pret në një takim lamtumire ambasadoren e BE

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj pret në një takim lamtumire ambasadoren e BE

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim lamtumire ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann. Ai çmoi rolin e diplomates në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.

Për Bajram Begaj anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në fund të takimit, presidenti i uroi suksese ambasadores Christiane Hohmann në karrierën e saj.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, do të largohet nga Shqipëria pas vetëm një viti detyrë në vendin tonë. Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese