Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Begaj pret me ceremoni shtetërore homologun kroat, Zoran Milanoviç

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj pret me ceremoni shtetërore homologun kroat, Zoran

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç sapo ka mbërritur në ambientet e Presidencës dhe po pritet me ceremoni të lartë shtetërore nga krye i shtetit, Bajram Begaj. Ai do të jetë në vendin tonë për dy ditë me radhë, me ftesë të presidentit Begaj.

Kreu i shtetit kroat gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Dy presidentët Milanoviç dhe Begaj do të kenë një takim “kokë më kokë” dhe në orën 12:10- 12-40, do të zhvillohet konferenca e përbashkët mes krerëve të shtetit, ku do japin detaje rreth bisedave të zhvilluara.

Axhenda e plotë:

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.

10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese